Lori Hoxha flet për Arbanën: “S’ia kemi nevojën njëra-tjetrës”

Ky vit, e gjen reality show-n “Big Brother VIP Albania” me ndryshime të mëdha, ku ndër më të bujshmet ishte ndryshimi i moderimit. Spektakli nuk u prezantua nga Arbana, por nga Ledion Liço dhe pas falenderimit të Arbanës, ka reaguar Lori Hoxha, duke u shprehur se as ajo dhe as Arbana nuk ia kanë nevojën njëra-tjetrës, por i marrin vendimet bashkë.
 
Në një postim në Instastory, Lori u shpreh: “Unë e nisa karrierën time në televizion duke kuruar veshjet e Arbanës për ‘Big Brother’ dhe sot jam krenare të them që të dyja s’ia kemi nevojën njëra-tjetrës e megjithatë zgjedhim që vendimet t’i marrim bashkë, për veshjet, por dhe më shumë”.
 
Ajo vijoi: “Jam unë mirënjohëse për rrugëtimin tonë dhe për të ardhmen që në çdo rast do na gjejë bashkë”.

Arbana, pak para nisjes së “BBVA 3”, u shpreh: “Sonte fillon aventura e BB VIP, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me radhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sarës me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me radhë duke bërë bashkë gjithë familjen”, duke i uruar suksese Ledionit.
 
“E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për të gjithë vleresimin dhe dashamirësinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua” përfundon ajo.

Ledioni, komentoi duke thënë: “Faleminderit Pana!”, shoqëruar me emoji-n e një zemre të bardhë.

  • |

Note: This article have been indexed to our site. We do not claim legitimacy, ownership or copyright of any of the content above. To see the article at original source Click Here

Related Posts

They lost a few dozen pounds: Incredible transformations of world celebrities that you would not recognize

Zdroj: Profimedia, instagram/ rebelwilson Natália F. 08.10.2021, 11:00 Celebrity 3 281 Diskusia (0) Tlač Schudli desiatky kíl. Známe svetové celebrity, ktoré sa rozhodli prejsť na zdravý životný štýl. 9 fotografií Galéria ​ Kedysi sa obetovala ona, dnes on. Roger Federer uprednostil manželku Mirku pred kariérou" Súvisiace články Z ikonického filmu ju poznáme všetci. Ako však vyzerala…
Read More
Fico Day, Saci Day and Cai Fora Day!  – By Mouzar Benedito thumbnail

Fico Day, Saci Day and Cai Fora Day! – By Mouzar Benedito

Tô ruminando desde 9 de janeiro, quando se comemorou o Dia do Fico, o significado de algumas datas comemorativas. Sabem que tem datas comemorando tudo quanto é coisa? De Dia do Obrigado (11 de janeiro) até Dia da Gula (26 de janeiro)! Algumas destinadas a masoquistas, como o 8 de fevereiro, Dia da Penitência. Mas…
Read More
Index Of News
Total
0
Share